Conte po i rikthehet punës si trajner dhe atë në Premierligë

Arsenal është duke menduar ta shkarkojë trajnerin Mikel Arteta dhe ta zëvendësojë me ish trajnerin e Chelseas, Antonio Conte.

Spanjolli nisi mirë vitin e parë te Arsenal duke fituar FA Cup, por edicionin e kaluar Topçinjtë e mbyllen sezonin e Ligën Premier në pozitën e tetë.

Sipas “Tuttosport“, The Gunners tani duan ta largojnë Artetan nga detyra dhe ta zëvendësojë me Conten.

Italiani është i papunë që kur u largua nga Interi në fund të edicionit të kaluar.

Conte arriti të rikthente Scudetton në Giuseppe Meazza pas më shumë se dhjetë vitesh, mirëpo nuk gjetën gjuhën e përbashkët me Nerazzurët.

Kështu, Arsenali do ta merrte Conten si trajner të lirë dhe do të synonin rikthimin në Ligën e Kampionëve, ndoshta edhe për titullin e Ligës Premier

Më Shumë

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Lajmet e Fundit