1.7 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Jahjaga: Do të angazhohem në luftën kundër krimit të organizuar

Atifete jahjaga
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, deklaroi në raportimin e saj vjetorë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se do të angazhohet fuqishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin, dhe në çrrënjosjen e të gjitha dukurive negative.
POSTUAR 11:07 / 12.12.2013
Presidentja në raportimin e saj ka deklaruar se Kosova vazhdon të punojë shumë për integrimin në Bashkimin Evropian. “Si synim kemi anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, njëherit në BE, NATO, dhe të gjitha mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë, pasi që kjo është e ardhmja jonë. Integrimi në BE është i mundur dhe do të arrihet”, tha Jahjaga.

Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, Jahjaga tha se ka edhe shumë sfida që mbesin për tu zbatuar. Si lufta kundër krimit të organizuar dhe zbatimi dhe sundimi i rendit dhe ligjit.

Përfundimin me sukses të zgjedhjeve dhe integrimin e serbeve në Kosovë, Jahjaga e vlerësoi si rrugë drejt integrimit evropian. Më tutje, ajo tha se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë duhet të bëhet me një marrëveshje të paqes mes dy vendeve.

“Ta shohim marrëveshjen si një mënyrë për të ecur përpara, duke hapur një dritare të re. Zbatimi i marrëveshjes duhet të bëhet, kapitull për kapitull dhe hap pas hapi. Duam sukses të marrëveshjes, pasi që nënkupton sukses për të gjithë rajonin. Marrëveshja, kërkojmë që të shërbejë si kushtëzim evropian për Serbinë. Kemi përgjegjësi ta ndërtojmë të ardhmen e vendit tonë, duke mundësuar integrimin e gjithë qytetarëve pa dallim. Çdo gjë që garantohet me kuyshtutë do të zbatohet”, ka theksuar presidentja.

Në fjalimin saj Jahjaga përmendi edhe për ekstremizmin në Kosovë, cili nuk duhet të zë vend. Presidentja u zotua për zhvillim ekonomik dhe bëri thirrje për rezultate të prekshme ndaj luftës kundër krimit dhe korrupcionit.

Ndërkaq sa i përket ikjes së shumë të rinjëve jashtë Kosovës ajo tha : ”Nuk duam të shohim se si të rinjtë tanë po ikin nga Kosova, një qytetarë më shumë do të doja të qëndrojë në vend, për ta ndihmuar Kosovën të shkojë përpara. Qindra investime të mëdha e të vogla e atyre të huaja, janë varur dhe varen nga mundësia dhe vullneti. E ardhmja është në duart tona, që rrënjësisht ta transformojmë Kosovën”, tha Jahjaga.

Ne duhet ta ruajmë karakterin laik të shtetit tonë. Nuk kërkojmë të ndryshojë bindja e fesë ndaj askujt. ”Kosova nuk ka qenë asnjëherë vatër e krizave fetare. Ne jemi shtet edhe i muslimanëve edhe i katolikëve edhe i gjithë besimeve të tjera, si dhe e jo besimtarëve, jemi shtet qytatar”, deklaroi Jahjaga.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga sot do të dalë para deputetëve të Kuvendit për të raportuar për punën e saj vjetore. Kurse, pas fjalimi, Kuvendi vazhdon seancën e rregullit.

Kryesia e Kuvendit ka aprovuar kërkesën e Jahjagës. Këtë e ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të AKR-së, Myzejene Selmani, e cila ka thënë se raportimi i presidentes është i rregulluar me kushtetutën e vendit, ndërsa ka shtuar se të gjithë e dinë për punën e presidencës.

Ajo ka njoftuar se pas raportimit të Jahjagës, do të vazhdojë seanca që do të jetë vazhdimi i asaj të javës së kaluar.

Kurse, pas këtij fjalimi, Kuvendi vazhdon seancën e rregullit, ku është paraparë të votohet raporti të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2012 dhe emërimin e kryetarit dhe i anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Po ashtu, sot në Kuvend është paraparë të shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, shqyrtimin projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës./Kosovapress/

 

Më Shumë

Kurti: Po punohet për ngritjen e standardit të jetesës për romët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, deputeti Ergjan Galushi, morën pjesë në aktivitetet kulturore kushtuar gjuhës dhe kulturës Rome. Kryeministri...

Homazhi për Nijazi Bytyqin rikthen në kujtesë tingujt legjendarë dhe prezanton vlerat muzikore të djemve të tij

Trashëgimia muzikore e Nijazi Bytyqit, njërit prej nismëtarëve të muzikës pop-rock në Kosovë, është shpalosur të premten mbrëma në “Autostrada Hangar 2” në Prizren....

Lajmet e Fundit