6.8 C
Prizren
E shtunë, 17 Maj, 2025

Sa para ju nevojiten për të qenë të lumtur, vjen përgjigjja e shkenctarëve

Rezultatet treguan se të ardhurat më të larta kontribuojnë në nivele më të larta të lumturisë

Paratë nuk mund të blejnë lumturi! Lumturia nuk ka të bëjë me paratë, sa herë e keni dëgjuar këtë shprehje? Shkencëtarët nga Shtetet e Bashkuara më në fund i kanë hedhur poshtë këto citate. Për më tepër, ata arritën të kuptojnë se sa para nevojiten në mënyrë që një person të ndihet i lumtur.

Kina po e ndërton aeroplanmbajtësen 315-metërshe me fushë elektromagnetike…

Një studim shumë interesant u krye në Amerikë. Shkencëtarët janë përpjekur të kuptojnë se si sasia e parave ndikon në nivelin e lumturisë. Fatkeqësisht, askujt nuk iu dhanë para gjatë punës kërkimore. Puna konsistonte në intervistimin e njerëzve.

Rezultatet treguan se të ardhurat më të larta kontribuojnë në nivele më të larta të lumturisë. Sidoqoftë, pasi të keni arritur një shumë të caktuar, paraja pushon së kënaquri një person. Kjo shifër është e ndryshme në secilin vend.

Për të llogaritur këtë shumë, u krye një sondazh midis 1.7 milionë njerëzve, shkruan Scan, përcjell albinfo.ch. Gjithashtu, u studiuan të dhënat për të ardhurat e popullsisë në 164 vende të botës. Doli se miliardat nuk janë të nevojshme. Për lumturinë emocionale, mjaftojnë 75 mijë dollarë në SHBA. Dhe për t’u ndjerë si një person absolutisht i lumtur, ju duhen vetëm 95 mijë dollarë në vit për 1 person.

Shpjegimi për këtë përfundim është mjaft i thjeshtë. Secili prej nesh para së gjithash dëshiron të mbulojë nevojat themelore: shtëpi, ushqim, pushime, shëndet. Absolutisht asnjë nga të anketuarit nuk ëndërronte për një jaht, një helikopter dhe diamante 50 karatësh.

Më Shumë

Rasti i vdekjes së 24-vjeçarit, arrestohen tre persona në Prizren

Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë pas rastit të vdekjes së dyshimtë, mbrëmë në Prizren, ku humbi jetën një 24-vjeçar. Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/694715393046470 Klankosova.tv merr...

Muharremaj njofton se zjarri në pullazin e Shkollës Teknike në Suharekë është vënë në kontroll

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se flakët kanë përfshirë kulmin e një ankesi në Shkollën e Mesme Teknike respeketivisht IAAP...

Lajmet e Fundit