Zbuloni kur do të nisë transmetimin “Big Brother VIP”

Reality show i shumëpritur nga publiku shqiptar tashmë e ka një datë se kur do të transmetohet në ekranin e Top Channel. “Big Brother Vip” do të nisë transmetimin me datë 5 tetor.

Një ditë më parë, në profilin zyrtar të BBV në “Instagram” u bë i ditur data, për të cilën publiku kishte kohë që pyeste. E pikërisht e marta e parë e muajit tetor do t’i dedikohet spektaklit të madh.

 

Produksioni gjithashtu ka konfirmuar se nuk do të jetë vetëm 1 natë ku do të transmetohet “Big Brother Vip”, por 2.

Madje edhe më herët, moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, lajmëroi përmes postimeve në rrjetet sociale se kishte marrë zarfin me datën e nisjes së spektaklit.

Por nga ana tjetër, personazhet e njohur që do të bëhen pjesë e spektaklit të madhe janë ende mister. Deri tani në “Instagram” janë publikuar vetëm disa video, ku në to shfaqen konkurrentët por pa u zbuluar identitetin.

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit