4.2 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Rukiqi thotë se rritja ekonomike këtë vit parashihet të jetë 7 për qind

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se deri në fund të vitit parashikohet që vendit të ketë rritje ekonomike jo më e vogël se 7 për qind.

Ai ka thënë se nëse synohet të arrihet kjo rritje ekonomike duhet të ketë një dinamikë të implementimit të investimeve kapitale.

“Ne nëse duam të mbajmë një momentum të rritjes ekonomike atëherë duhet të shihet që të ketë një dinamikë të implementimit të investimeve kapitale për arsye të ndryshme qoftë ato që lidhen me zgjedhjet e shpeshta, ndryshimit të qeverive dhe pandemisë. Duhet të shikohet mundësi e investimeve edhe në zona ekonomike dhe po ashtu të shikohet mundësi të përkrahen edhe eksportet dhe mund të shumëfishohet edhe vlera e eksportuesve. Kemi projeksione të Fondit Monetar Ndërkombëtar 7 për qind, Bankës Botërore 7.5 për qind, të Qeverisë e cila pret rreth një vlere dyshifrore të rritjes ekonomike”, ka thënë ai, raporton “EO”.

Rukiqi ka thënë se në fund do ta kemi një shifër të rritjes ekonomike që do të jetë një shkallë e rritjes ekonomike dhe po ashtu një ndryshim të dukshëm sa i përket rritjes së eksportit.

“Projeksionet janë për një rritje ekonomike jo më e vogël se 7 për qind. Ne nuk mund të presim të kemi të njëjtën shkallë të vizitave të diasporës dhe nuk mund të presim të kemi të njëjtin raport me shtimin e konsumit. Ky vit mund të shënohet i suksesshëm sa i përket rritjes ekonomike”, ka deklaruar Rukiqi.

Më Shumë

Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, pjesë e 5-shes më të mirë të vitit

Federata e Basketbollit të Kosovës ka përzgjedhur dy lojtare të KBF Bashkimit, Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, në 5-shen më të mirë të vitit...

Tre persona arrestohen për degradim të mjedisit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar më 4 qershor 2025 një aksion kundër degradimit të mjedisit, në kuadër...

Lajmet e Fundit