3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Prizren, themelohet Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur

Është themeluar Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur, raporton PrizrenPress

Për nder të Ditës Botërore të Teatirt, u themelua edhe Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të hapur.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili thotë se ky festival sivjet nisë rrugëtimin për t’u shndërruar në një ngjarje tradicionale që do të mbahet në qytetin e Prizrenit.

Në vijim gjeni postimin e plotë të tij:

Me 27 Mars, në Ditën e Teatrit u themelua Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur, i cili do të organizohet nga artistët në partneritet me Komunën e Prizrenit.

Ky festival u themelua nga artistët: Shkëlzen Veseli, Adrian Morina dhe Zana Duraku dhe do të mbahet në fund të muajit Korrik dhe në filllim të muajit Gusht, nën patronatin tim në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prizrenit.

Festivali synon të bëjë bashkë teatro e trupa teatrore nga vendi, rajoni dhe evropa.

Prizreni është vatër e kulturës, artit dhe simbolizohet me diversitet kulturor të shumë etnive që jetojnë së bashku në harmoni të plotë, në po këtë frymë do të organizojmë dhe këtë fesival.

FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I TEATRIT, do të jetë një ngjarje artistike e kulturore e paharrueshme, që do të organizohet për herë të parë në verë të këtij viti.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe kostum

Më Shumë

Marca: Lotët e një “luftëtari”

Fitorja e Mallorcas kundër Real Madridit nuk do të mbahet mend vetëm për rezultatin, por edhe për mënyrën se si ndodhi, shkruan Marca. Sulmuesi kosovar...

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit...

Lajmet e Fundit