22.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Vitali Klitschko i drejtohet politikanëve evropianë: Çdo euro që e pranoni nga Rusia, është gjak i ukrainasve

Kryetari i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko, i ka kërkuar politikanëve evropianë që të ndalin biznesin me Moskën, duke theksuar se pagesat për Rusinë janë të mbuluara me “gjak” dhe e ndihmon në financimin e ushtrisë së saj.

“Çdo euro, cent që e pranoni apo e dërgoni në Rusi, është me gjak; janë para të përgjakura dhe gjaku në këto para është gjaku i ukrainasve. Gjaku i popullit ukrainas”, shtoi Vitali Klitschko, transmeton Telegrafi.

Klitschko gjithashtu ka folur për gjenocidin mbi ukrainasit, pasi këtë e dëshmuan edhe imazhet satelitore që u shkrepën mbi Bucha në periferi të Kievit.

“Kam parë civilë të vdekur, përfshirë gra të moshuara dhe një veturë me flamur të bardhë dhe mbishkrimin “fëmijë”, por që ishte qëlluar dhe pjesërisht ishte mbuluar në gjak”, shtoi Klitschko

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Kujtim Gashi nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një njoftimi...

Totaj priti ish-presidenten Atifete Jahjaga, u diskutu për projektin “Murali Çast”

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar lidhur me nismën “Murali...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit