18.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

BSPK proteston, kanë gjashtë kërkesa për Qeverinë e Kosovës

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës sot mbajti një protestë, ndërsa kanë paraqitur gjashtë kërkesa për Qeverinë e Kosovës, ndër të cilat ishin Ligji i Pagave, Ligji i Sigurimeve Shëndetësore.

Protesta ka nisur me marshin prej Bibliotekës Kombëtare, ndërsa janë ndaluar te Sheshi “Skënderbe”, para ndërtesës së Qeverisë, ndërkaq protestuesit kanë kërkuar që të lejohet edhe një tërheqje e parave nga Trusti Pensional.

Barnatorja bimore ”Bio Drini” po zgjerohet, hap pikën e re në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit

Protestuesit brohorisin “Ngritja e pagave është domosdoshmëri”, “Zbatojeni ligjin”, “Arsim cilësor nuk mund të ketë derisa nuk ka paga të dinjitetshme”, “Miratojeni  ligjin për pagat”, “Aprovojeni tërheqjen nga Trusti Pensional”, etj.

Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së kërkoi nga Qeveria e Kosovës që t’i marrin parasysh kërkesat e sindikalistëve.

Ai tha se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre legjitime.

Ndërkaq, Rrahman Jasharaj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit tha se Qeveria e Kosovës po heshtë, duke nënçmuar kështu kërkesat e punëtorëve të Kosovës dhe duke treguar mungesë të gatishmërisë për dialog.

“Këtu janë vetëm veprimtarët sindikalë. Në të ardhmen do të jetë e tërë anëtarësia. E dikujt nuk do t’i dalin hesapet si duhet, e ajo që nuk i dalin hesapet do të jetë Qeveria”, tha ai.

Jasharaj më tej shtoi se Qeveria e Kosovës nga 20 prilli arsimtarët do t’i shohë në grevë dhe fajtori i vetëm për këtë tha se është kryeministri Albin Kurti.

BSPK njofton se ekzekutivit do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:

100 euro nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme

Përcaktimi i Pagës Minimale

Miratimi i Ligjit për Paga

Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore

Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse

Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta, dhe të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999/Telegrafi/

Më Shumë

Paralajmërim, varianti i ri i Covid përhapet me shpejtësi: Ngjirja e zërit si shenja e parë

Varianti i Covid Stratus, i njohur edhe si XFG, po përhapet me shpejtësi në të gjithë popullatën dhe ka një simptomë të hershme delikate...

Komuna e Malishevës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Hajdin Berishës

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-nënkryetarit të Komunës së Malishevës, ish-drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ushtarit dhe invalidit të Ushtrisë Çlirimtare...

Lajmet e Fundit