Gjimnazistët nga Sarajeva dhe bashkëmoshatarët e tyre në “Loyola-Gymnasium” bëhen bashkë në kuadër të projektit “Super-shkollat”

Në kuadër të projektit “Super shkollat”, një grup nxënësish të gjimnazit “Obala” nga Sarajeva, prej datës shtatë maj po qëndrojnë në kampusin e “Loyola-Gymnasium” në Prizren.

Gjatë një jave, sa ata do të qëndrojnë në Kosovë, do të organizohen veprimtari të ndryshme, që synojnë shkëmbimin e përvojave, njohjen më të mirë të njëri-tjetrit, mbështetjen e procesit të pajtimit e ndërtimit të paqes, si dhe dialogun dhe mësimin ndërkulturor midis nxënësve dhe komuniteteve të tyre.

Ky projekt realizohet nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), e themeluar nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, përmes të cilit do të realizohen shkëmbime mes shkollave partnere, të cilat do të marrin pjesë në aktivitetet dhe programin dedikuar ngritjes së kapaciteteve, rrjetëzimit dhe bashkëpunimit në mes tyre.

Grupin e nxënësve pjesëmarrës në këtë veprimtari, dje e kanë takuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde, zëvendësministri i MKRS-së, z. Sejnur Veshalli, përfaqësues të RYCO-s dhe të GIZ-it etj.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

Pse nuk po funksionon klubi i futbollit “Liria”?

Kam qenë fëmijë i KF Lirisë për gati dhjetë vite. Jam rritur në shkallët dhe në fushën e Stadiumit “Përparim Thaçi”, aty ku për...

Lajmet e Fundit