-4.4 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Komuna e Prizrenit nënshkruan kontratë për rrënimin e objekteve pa leje

Komuna e Prizrenit duket se nuk do të rrijë duarkryq sa i përket ndërtimeve dhe punimeve pa leje, pasi për këtë qëllim, ka nënshkruar kontratë me kompaninë e cila pritet t’i kryej këto punë.

Më 1 mars 2022, Komuna e Prizrenit kishte shpallur tender, për rrënimin e ndërtimeve dhe punimeve tjera pa leje në territorin e komunës.Për këtë kontratë, është paraparë kohëzgjatje deri 36 muaj, dhe si dhe vlera e parashikuar e kontratës është gjithsej 390,000 euro.

Procedura e hapur, ishte lloji i procedurë së përdorur për këtë aktivitet të prokurimit, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Sipas njoftimit për dhënie, nga tre tender të pranuar, vetëm një u vlerësua i përgjegjshëm, tenderi i kompanisë “EuroVia” ShPK, me çmim të peshuar 445.55 euro

.Nëpërmjet “e-prokurimi”, komuna bëri të ditur se ka nënshkruar kontratën me kompaninë e rekomanduar

Më Shumë

Raisa Šabani Jelmazi emërohet drejtoreshë e DMShShP-së në Dragash

Raisa Šabani Jelmazi është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike (DMShShP) në Komunën e Dragashit, raporton PrizrenPress. Lajmin e ka bërë...

Ring i zjarrtë sonte: Amarildo Bakaj gati për betejën me italianin Morandi

Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, do të përballet sot, e shtunë, 17 janar, me italianin Francesco Morandi, në një duel që premton spektakël dhe histori. Ky...

Lajmet e Fundit