Iu gjetën monedha metalike të falsifikuara, policia arreston dy të dyshuar në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet policore pasi kanë ndaluar veturën në të cilën gjendeshin dy burra ku pas kontrollimit tek ta janë gjetur disa monedha metalike të falsifikuara si dhe dy telefona celular.

Parat e metalta dhe telefonat janë konfiskuar nga polica.

Policia tutje ka bërë të ditur se dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Monedhat dhe telefonat janë sekuestruar për ekzaminime dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, është thënë në njoftimin e PK-së.

Ngjarja ka ndodhur të enjten e datës 23 qershor, pas mesnatës.

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Lajmet e Fundit