4.7 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Rafael Leao duhet t’i paguajë miliona euro dëmshpërblim Sporting-ut

Largimi i Rafael Leao-s nga Sporting Lisbona nuk u krye sipas rregulloreve të futbollit.

Lojtari u largua vite më parë, pasi tifozët sulmuan lojtarët e ekipit të tyre.

Anësori portugez u largua nga vendlindja, për t’u transferuar te Lille në Francë.

Pas shumë betejash ligjore, më në fund është vendosur se çfarë drejtimi do të merrte kjo çështje.

Gjykata e Arbitazhit Sportiv (CAS), sipas raportimeve të portugezes “A Bola”, ka vendosur që Sporting-u do të marrë 19 milionë euro shpërblim.

Megjithatë, shifra do të ndahet mes Leao-s dhe Lille-s. Pra, secila palë do të paguajë nga 9.5 milionë euro.

Nga ana tjetër, vendimi do t’i hapë rrugë Milan-it dhe sulmuesit për të filluar negociatat për kontratën e re.

Aktualisht, Leao ka dhe dy vite të mbetura në kontratë dhe po punohet për rinovimin e saj, sigurisht me një rritje të ndjeshme të pagës.

23-vjeçari sezonin e fundit në Serie A ishte një nga lojtarët më të spikatur te kuqezinjtë. Ai u aktivizua në 34 ndeshje në kampionat, ku shënoi 11 gola dhe dhuroi 10 asiste.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Simir Krasniqi zgjidhet kryesues i Kuvendit të Komunës së Prizrenit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Simir Krasniqi, është zgjedhur sot kryesues i Kuvendit të Komunës së Prizrenit. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Zgjedhja e tij u bë me...

104 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit