Një shkollë në Suharekë përjashton arsimtaren për shkak të shamisë (Dokument)

Arsimtarja e matematikës në shkollën “Flamuri i Arbrit” në Suharekë, Remzie Lezi, është përjashtuar nga puna për shkak të bartjes së shamisë. 

Ky vendim është marrë nga këshilli drejtues i kësaj shkolle dhe i njëjti është shpërndarë në rrjete sociale nga avokati i arsimtares, Muhamet Mujaj.

“Duke u mbështetur në UA.nr.03/2016, neni 3 pika 7, që ndalon bartjen e uniformës fetare, i gjithë këshilli unanimisht vendosi që nuk i lejohet arsimtares së matematikës z. Remzie Lezi të ushtrojë profesionin e mësuesisë në shkollën tonë me uniformë fetare”, thuhet në këtë dokument.

Vendimi është bazuar në udhëzimin administrativ, për të cilin u bë fushatë në rrjete sociale që të ndryshohet, në mënyrë që të lejohet bartja e shamisë në shkolla.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kishte thënë se udhëzimi administrativ që ua ndalon nxënësve bartjen e uniformës fetare në shkolla është në fuqi dhe nuk do të ndryshojë.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ishte përfshirë në këtë debat për ndryshimin e udhëzimit administrativ, duke thënë se shamia duhet të lejohet në institucionet publike dhe në shkolla, por pragu duhet të jetë mosha 16-vjeçare.

 

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Lajmet e Fundit