Muharremaj reagon pas përjashtimit të arsimtares për shkak të shamisë

Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, është deklaruar për rastin ku arsimtarja e matematikës Remzie Lezi, është përjashtuar nga Këshilli i Shkollës “Flamuri i Arbrit”, për shkak të bartjes së shamisë.

Muharremaj tha se largimin nuk mund ta bëj bordi i shkollës por organet komunale.

”Bordi i prindërve nuk është institucion, i cili punëson apo largon një mësimdhënës nga puna. Kjo ndodh në organet komunale më një procedurë tash të rregulluar mirë.Në qoftë se ndonjë mësimdhënës ka rast disiplinor, atëherë është Komisioni Disiplinor që e trajton rastin dhe i sugjeron drejtorit, respektivisht mua si kryetar për veprimet institucionale.” – tha Muharremaj

Më Shumë

Vrasja e imamit në Dragash: Paraburgim për të dyshuarit, dyshohen për vrasje mizore dhe mosdhënie ndihme

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj dy të pandehurve, B.H....

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, organizon nesër mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit, Ismet Reka

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit do të organizojë nesër një mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit...

Lajmet e Fundit