15 C
Prizren
E shtunë, 6 Shtator, 2025

Një person ther me thikë tre policë në Prizren

Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë janë therur me thikë këtë të shtunë, rreth orës 17:00 në lagjen Dardania në Prizren.

Togeri i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur pasi zyrtarët policorë kishin shkuar për të intervenuar te një rast i dhunës në familje.

Ai ka bërë të ditur se njëri nga zyrtarët policorë ka marrë lëndime më të rënda dhe është transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndërsa dy të tjerët po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.

“Pak para orës 17:00 në lagjen ‘Dardania’, një familje ka kërkuar ndihmën e Policisë për shkak se djali i tyre, nuk ka pranuar që të marrë ilaçet, pasi është me të meta psikike dhe merr trajtim të herë pas hershëm. Pasi patrulla e Policisë ka shkuar në vendngjarje, kanë tentuar që me e bë të mundshme marrjen e injeksioneve, por i njëjti ka qenë i dhunshëm me ç’rast ka nxjerrë thikën dhe ka tentuar të sulmojë patrullën policore. Ata kanë thirrë Njësinë e Reagimit të Shpejtë dhe pasi që kanë shkuar i dyshuari i ka sulmuar me thikë dhe tre prej zyrtarëve të njësisë janë lënduar”, ka deklaruar Bytyqi.

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

Më Shumë

Shaqir Totaj rrit përkrahjen për studentët e Prizrenit, 300 bursa për vitin akademik 2025/2026

Komuna e Prizrenit ka njoftuar rritjen e numrit të bursave për studentët, duke kaluar nga 250 në 300 bursa për vitin akademik 2025/2026. Kjo paraqet...

Prizreni gati për goditje të mëdha në merkato

Prizreni vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në këtë afat kalimtar. Klubi prizrenas ka paralajmëruar katër transferime të reja, të cilat priten të...

Lajmet e Fundit