Bota e motoçiklizmit në shok: Vdes në moshën 22-vjeçare sensacioni i sportit më të shpejtë në botë

Victor Steeman ka vdekur në moshën 22-vjeçare, duke e lënë të shkatërruar komunitetin e motoçiklizmit botëror.

Steeman pësoi një aksident të tmerrshëm me shumë makina në Garën 1 të Kampionatit Botëror “FIM Supersport 300” në Portugali.

Ylli holandez ishte një nga disa garuesit që u përfshinë në një aksident të tmerrshëm në kthesën 14 në “Autodromo Internacional do Algarve”.

Victor Steeman ka vdekur në moshën 22-vjeçare

Steeman u transportua menjëherë me avion në spital me garën që ishte më pas me flamur të kuq.

Ai u dërgua me plagë të rënda në kokë në Spitalin Faro, ku më pas ndërroi jetë.

Në një deklaratë nga familja e tij thuhej: “Diçka nga e cila keni pasur gjithmonë frikë si prind i një garuesi me motoçikleta ka ndodhur tani. Victor ynë nuk mundi të fitonte këtë garë të fundit”.

Reklama

Holandezi fitoi katër gara këtë sezon

“Pavarësisht humbjes dhe pikëllimit të padurueshëm, ne jemi jashtëzakonisht krenarë të ndajmë me ju se heroi ynë, me vdekjen e tij, arriti të shpëtojë pesë persona të tjerë duke dhuruar organet e tij”.

“Ne dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë për mënyrën se si keni jetuar me ne gjatë ditëve të fundit. Do të na mungojë jashtëzakonisht shumë Viktori ynë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Steeman ishte në mes të një edicioni të shkëlqyer, duke marrë katër fitore dhe pesë podiume. Paraqitjet e tij e panë atë ende në garë për të fituar Kampionatin Botëror. /Telegrafi/

Më Shumë

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj mban mbledhje komemorative për mësimdhënësin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Ismet Reka

Në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Zenun Çoçaj”, në objektin e ndarë në fshatin Gjonaj të Hasit, të mërkurën u mbajt mbledhje...

Shqipëria fiton derbin shqiptar në Prizren, Kosova ndërlikon rrugën drejt EuroBasket 2029

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është mposhtur nga Shqipëria me rezultat 89:82 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren,...

Lajmet e Fundit