Humb jetën aksidentalisht fëmija 8-vjeçar në fshatin Romajë

Një fëmijë 8 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Romajë të Hasit.

Rasti ka ndodhur kur dy të miturit kanë qenë duke punuar me traktor në arë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë  së Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka thënë se fëmija ka ndërruar jetë aksidentalisht pasi është godit nga frezat e traktorit.

“Në fshatin Romajë, sot  rreth orës 17:30, një fëmijë ka ndërruar jetë aksidentalisht pasi që ka rënë nga traktori. Rasti ka ndodhur kur fëmija 11 vjec ka qenë duke e punuar aren, nderkohe, aksidentalisht femija 8 vjeç bie nga traktori dhe merr lëndime vdekjeprurëse nga frezat e traktorit”-ka thënë Bytyqi

Zëdhënësi i Policisë, Bytyqi ka bërë të ditur se rasti do të trajtohet konform ligjit.

Më Shumë

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit