Prizren: Nën ndikimin e alkoolit një grua sulmon një burrë në kafiteri

Gjatë ditës së djeshme një burrë në Prizren është sulmuar nga një grua e cila ishte nën ndikimin e alkoolit.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në një kafiteri teksa edhe viktima edhe e dyshuara kanë pranuar tretman mjekësor.

“Sheshi i Lidhjes, Prizren 25.11.2022-18:30. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në një kafiteri është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare e cila ishte nën ndikim të alkoolit. Viktima dhe e dyshuara kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Lajmet e Fundit