19.7 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Pas publikimit në media i kërkuari për ngacmim në Prizren vetëdorëzohet në polici

Policia e Kosovës  ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar vendndodhjen e një personi të dyshuar për ngacmim, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi për media, Policia njoftoi se rasti ka ndodhur më 28 shkurt në rrugën ‘William Walker’ në Prizren.

Pas publikimit të fotografisë në faqen zyrtare, i dyshuari është paraqitur në stacionin policor në Prizren.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Togeri Shaqir Bytyqi nga Policia e Kosovës në Prizren.

“Pas publikimit në media, personi i njëjtë është lajmëruar vet në stacionin policor në Prizren. Aty është intervistuar dhe pas intervisimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. I njëjti ka qenë i dyshimtë edhe për tri vepra penale të natyrës së njëjtë”, tha Bytyqi.

Më Shumë

Arsimi në Prizren hyn në epokën digjitale me platformën “Flutura”

Arsimi në Komunën e Prizrenit ka hyrë në një fazë të re digjitale me lansimin e platformës LMS “Flutura”, e cila synon modernizimin e...

`Hasi Jehon` bashkon në Gjonaj trashëgiminë folklorike shqiptare

Më 1, 2 dhe 3 maj,në Gjonaj të Hasit, do të mbahet festivali "Hasi Jehon". Ky aktivitet tradicional mbledh ansamble, shoqëri kulturo-artistike dhe grupe nga...

Lajmet e Fundit