Guardiola: Haaland është në nivelin e golave të Messit dhe Ronaldos

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për yllin e skuadrës së tij, Erling Haaland, të cilin e ka krahasuar me dy më të mirët e dy dekadave të fundit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Guardiola doli para mediave pas fitores 4-1 të Cityt ndaj Southampton në Ligën Premier, në të cilën Haaland shënoi dy gola në rikthimin e tij nga lëndimi.

Goli i parë erdhi me kokë, ndërsa goli i dytë erdhe pas një goditje akrobatike me gërshërë.

Trajneri i tij, Guardiola ishte plot lëvdata për norvegjezin dhe e krahasoi hapur me Messin dhe Ronaldon.

“Ne jemi mësuar me shifrat e golave ??të Messit dhe Cristiano për 20 vjet. Tani Haaland po i arrin ato shifra, ai është në nivelin e tyre”, ka thënë fillimisht Guardiolaa

“Ai po kalon një sezon të çmendur. Veçanërisht goli i tij i dytë ishte i pabesueshëm. Nuk është e lehtë të zbresësh topin nga qielli dhe ta drejtosh në rrjetë”, përfundoi trajneri i Cityt.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit