Gjermanisë çdo vit i duhen 1.5 milion emigrantë me 400 mijë punëtorë të kualifikua

Kryetarja e Këshillit të Ekspertëve të Ekonomisë, Monika Schnitzer, ka thënë se Gjermania ka nevojë për 1.5 milionë emigrantë në vit për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar.

Schnitzer për gazetën Süddeutsche Zeitung e përshkroi Ligjin e ri të Punës së Kualifikuar si një hap në drejtimin e duhur, por duke theksuar se ka nevojë për më shumë.

“Gjermania ka nevojë për 1.5 milionë emigrantë në vit në mënyrë që çdo vit të ketë fuqi punëtore të re të kualifikuar prej 400 mijë personave”, thekson Schnitzer.

Ajo shtoi se Gjermania ka nevojë urgjente për një kulturë mirëseardhjeje.

“Ne kemi nevojë urgjente për një kulturë mikpritëse. Nëse Intel hap një fabrikë në Magdeburg dhe dëshiron të tërheqë punëtorë të huaj të kualifikuar, ata duhet të ndihen të mirëpritur aty”, shtoi ai.

Profesoresha në Universitetin Ludwig-Maximilian potencon që vajzat dhe gratë të njoftohen me çështjet teknike.

“Ka mungesë të personelit të kualifikuar në profesionet e matematikës, informatikës, shkencave natyrore dhe teknologjisë. Kompanitë duhet të përmbushin kërkesat e punonjësve të tyre më të vjetër në mënyrë që ata të mos dalin para kohe në pension. Siç tregon hulumtimi, kënaqësia e punonjësve është faktor i rëndësishëm në mbajtjen e tyre në punë”, përfundon Schnitzer.

Më Shumë

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Lajmet e Fundit