2 C
Prizren
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Vetëvendosje në Prizren kërkon mbledhje të jashtëzakonshme për faljen e borxhit të tatimit në pronë

Kuvendi i Prizrenit, në fillim të muajit shkurt me shumicë votash kishte miratuar rekomandimin për faljen e borxhit prej 100 euro për tatimin në pronë nga qytetarë për vitin 2023t.

Në muajin gusht, komuna e Prizrenit dhe disa të tjera nga AKK, kishin dorëzuar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të kontestuar nenin 5 të ligjit të ndryshuar të Qeverisë së Kosovës për faljen e tatimit në pronë, përmes ndryshimeve në Ligjin për tatim në pronë.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës me 22 nëntor vendosi që vendimi i Qeverisë së Kosovës për faljen e tatimit në pronë, përmes ndryshimeve në Ligjin për tatim në pronë, nuk cenon përgjegjësitë komunale.

Për këtë arsye, të hënën në emër të grupit të kuvendarëve që kanë nënshkruar kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, anëtarët e organit më të lartë legjislativ komunal, Adem Shabanaj dhe Karanfil Haxhillari, kanë mbajtur një konferencë për media në hollin e shtëpisë bardhë. Kuvendari, Adem Shabanaj, tha se e ndjejmë për obligim që të marrim masa për të lehtësuar ngarkesën për qytetarët për faljen e borxhit në shumë 100 euro të tatimit në pronë, duke bërë thirje për mbajtje të një senace të jashtëzakonshme.

Shefi i GK të LVV, Karanfill Haxhillari, tha se kjo kërkesë e tyre është në përputhshmëri të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendari Shabanaj, tha në fund se kërkesa për mbajtjen e seancës i është dorëzuar kryesueses së Kuvendit, Antigona Berisha- Bytyçi, dhe shpresojmë për mbajtje të kësaj seance gjatë kësaj jave. Përveç miratimit të rekomandimit në muajin shkurt, kërkohet edhe një vendim përfundimtar nga Kuvendi i Prizrenit për të fuqizuar iniciativën për faljen e borxhit, deri me datën 8 dhjetor, në të kundërtën qytetarët nuk do mund të përfitojnë për lirimin nga tatimi në shumë 100 euro për vitin 2023.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Komunikata e plotë

Konferencë për media e GK të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prizrenit me pikë të rendit të ditës: “Faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 në vlerën e 100 eurove për qytetarët e Komunës së Prizrenit”.

Në konferencën për media folën dy kuvendarët, Adem Shabanaj dhe Karanfil Haxhillari.

Të nderuara media, të dashur qytetarë të Prizrenit.

Fillimisht, dua të shpreh mirënjohjen time për të gjithë kolegët kuvendarë që përmes nënshkrimeve të tyre, na mundësuan kërkesën për thirrje të kësaj seance të jashtëzakonshme me rëndësi të veçantë për qytetarët tonë.
Para se të them propozimin tonë se si e shohim ne si grup i kuvendarëve zgjidhjen e kësaj çështje, me duhet të bëjë një përsëritje kronologjike të ngjarjeve dhe veprimeve që kanë ndodhur deri më sot.

Tatimi në pronë është tatim i komunave, janë të hyra që Komuna i inkason dhe ato të hyra i menaxhon dhe i kthen në investime për qytetin. Ligji për tatimin në pronë 06/L-005 është baza ligjore në të cilin mbështetet vjelja e tatimit në pronë. Ky ligj është në fuqi prej datës 1 tetor të vitit 2018, pra nuk ka dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë ligj apo rregullore të re. Këtë po e them sepse ka pas keqkuptime dhe keqinterpretime të tilla.

Si akt nënligjor i këtij ligji është udhëzimi administrativ 08/2019 për metodologjinë e vlerësimitpër qëllimet në tatimin në pronë. Pra, me këtë udhëzim administrativ i cili është hartuar në vitin 2019, përcaktohet mënyra dhe afatet ligjore se si dhe kur bëhet vlerësimi i pronave.

Neni 10 i këtij U.A konkretisht pika 1, e këtij neni thotë : departamenti i tatimit në pronë kryen një vlerësim të përgjithshëm një herë në çdo tre vjet për prona bujqësore, pyjore, rezidenciale, komerciale dhe industriale.

Vlerësimi i parë që është bërë duke u mbështetur në këtë akt nënligjor është i vitit 2019, në vitin e kaluar ashtu siç e sheh Udhëzimi Administrativ, d.m.th tri vite pas vlerësimit të parë është bërë vlerësimi i ri i pronave përkatësisht vlerësimi i dytë. Kur jemi te vlerësimi i pronave duhet thënë edhe një gjë, për herë të parë ligji i lartëpërmendur ka paraparë që vlerësimin e pronave ta bëjë Ministria e Financave.

Me ligjin që ka qenë para tij, kjo ka qenë kompetencë e Komunave. Dhe për ta eliminuar çdo keqkuptim eventual apo teori konspirative, e kam të domosdoshme të them edhe këtë. Këtë ligj numër 06L/005 për tatimin në pronë dhe U.A 08/2019, në bazë të të cilit është bërë vlerësimi, nuk e ka bë Qeveria aktuale, të tjera subjekte politike kanë qenë në pushtet në atë kohë. Pra, si përfundim as nuk e ka rritur Qeveria shkallen e tatimit në pronë, as nuk i ka rritur Komuna normat tatimore, nuk ka fajtor në këtë rast.

Ajo çfarë ka ndodhur është se me vlerësimin e ri, është rritur vlera e pronave të qytetarëve, mbase ky edhe është vlerësim real i pronave, në bazë të çmimit aktual të tregut, pa përjashtuar mundësin për gabime në raste individuale.

Dhe këtu duhet pasur një gjë parasysh, nuk është se vlera e pronave në treg është rritur kaq shumë brenda tri viteve, sigurisht që ka rritje por, dyfishim ose trefishim të çmimit të tregut siç kemi parë fatura të qytetarëve këtyre ditëve nuk ka pasur, e arsyeja pse kjo ka ndodhur është se vlerësimi i vitit 2019 nuk ka qenë real, më shumë se vlerësim ka qenë nënvlerësim. Kush e ka bërë e pse e ka bërë ashtu nuk e di, por të gjithë ne e dimëqë çmimi i metrit katrorë i banesave në Ortakoll 400 ose 500 euro nuk ka qenë jo para 3 viteve por asnjëherë prej pasluftës. 200 ose 300 euro ari i tokës nuk ka qenë askund në Prizren, as në vitin 1999 e lëre më në vitin 2019, ky është realiteti.

Dhe ja ku jemi sot, ku fatkeqësisht ka tastisur që ky vlerësim, e këto vlera të reja, të na imponohen në një vit dhe në një kohë të rënduar ekonomike dhe financiare. Me siguri qytetarët pyesin, e çka tani ?
Tani ne si përfaqësues të qytetarëve të Prizrenit, duhet të bëjmë krejt çfarë është e mundur, aq sa e lejon ligji dhe aq sa janë kompetencat tona, të marrim masa, ta lehtësojmë këtë ngarkesë për qytetarin.

Si kuvendarë pasi kemi analizuar dhe shqyrtuar të gjitha mundësitë që i kemi, si në aspektin ligjor ashtu edhe në aspektin e kompetencës, kemi ardhur në përfundim që mundësia më e mirë mbase edhe e vetmja është falja e 100 eurove për të gjithë tatimpaguesit e Komunës tonë.

Me 6 shkurt të këtij viti me 30 vota për po e njeta iniciativë është votuar nga Kuvendarët.

Sot kemi bër kërkesë për thirrje të seancës së jashtëzakonshme konform ligjeve të Vetëqeverisjes Lokale me një pikë të vetme të rendit të ditës : Falja e tatimit në pronë për vitin 2023, deri në shumën 100 euro
Në mbështetje të ligjit 08L/224 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit 06L/005 për tatimin në pronën e palujtshme dhe konform Vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërinë e plotë të ligjit në fjalë, ju lejohet Komunave të Kosovës që të marrin vendim për faljen e shumës 100 euro nga tatimi në pronë për vitin 2023.

Kërkojm të gjithë kuvendarët e Komunës që ta votojnë këtë dhe i njëjti të implementohet nga Ministria, atëherë nga ky vendim 85% e taksapaguesve nuk do të paguajnë asgjë për vitin 2023, atyre që tashmë e kanë bërë, do t’ju llogaritet si parapagim për vitin vijues, 10% do të paguaj më pak se 100 euro për vitin 2023 dhe vetëm 5% e tatimpaguesve do të paguanin më tepër se 100 euro.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Mbështetje shtesë për fëmijët dhe pensionistët, Murati: Pagesat do të ekzekutohen javën e ardhshme

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ketë mbështetje shtesë për fëmijët dhe pensionmarrësit. Murati ka bërë...

Reshjet e borës bllokojnë rrugën në Prevallë, raportohet se veturat kanë ngecur përreth 14 orë

Reshjet e mëdha të borës kanë bërë të rruga Prevallës, në Prizren të bllokohet. Kjo është bërë e ditur edhe përmes një postimi në Facebook,...

Lajmet e Fundit