Liria përforcohet me nigerianin Ekpai

Liria ka transferuar futbollistin nigerian, Ubong Ekpai. Për përforcimin ka njoftuar vetë skuadra prizrenase.

 

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Puna për qëllimet tona është duke vazhduar intensivisht dhe me këtë rast duam të informojmë publikun që kemi arritur marrëveshje me nigerianin Ubong Ekpai. Ekpai me prejardhje nga Nigeria, luan në pozitën sulmues i djathtë dhe është prurje shumë cilësore i cili do na ndihmojë në pjesën e mbetur të sezonit me aftësitë e tij sulmuese. Ekpai vjen në Prizren pas eksperiencës në Maccabi Haifa, Viktoria Plzen dhe në fund ishte pjesë Slavia Pragës së Çekisë. Karrierën e tij futbollistike, Ekpai e ka pasuruar edhe me dhjetë paraqitje në Europa League dhe gjashtë të tjera në Conference League”, ka shkruar Liria.

Në tabelën e Superligës të kryesuar nga Ballkani, Liria gjendet në pozitën e fundit.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit