Homazhe në Landovicë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, për nder të Epopesë së UÇK-së, së bashku me familjet e dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, veteranë të UÇK-së dhe zyrtarë komunalë, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

“Ndikimi i flijimit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari me familjarët dhe të afërmit e tij, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, është i thellë në luftën e UÇK-së dhe në ndërgjegjen kolektive të popullit gjatë luftës sonë të lavdishme”, tha ai.

“Sot, nderuam guximin dhe qëndresën e trimave tanë që luftuan me vetëmohim për çlirim, derisa, sakrificat e tyre do të shënohen përgjithmonë në analet e historisë sonë, duke frymëzuar brezat e ardhshëm për t’i mbështetur vlerat e lirisë dhe të shtetit të Kosovës”./PP/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Në Malishevë fillon dezinsektimi i zonave endemike për parandalimin e EHKK-së

Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), ka nisur zyrtarisht fushata e dezinsektimit të zonave endemike në...

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Lajmet e Fundit