17.3 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Totaj realizon disa takime e vizita në Vixhinia të SHBA-së

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj gjatë vizitës së Harrisonburgt të shtetit Vixhinia në SHBA, ka takuar përfaqësuesit e Rotary Club Harrisonburg me të cilët shkëmbyen përvojat dhe diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit që do të ndikonin në zhvillimin ekonomik.

“Gjatë qëndrimit në qytetin, tashmë të binjakëzuar me Prizrenin, Harrisonburg të shtetit Vixhinia në SHBA-të, kryetari Shaqir Totaj takoi përfaqësuesit e Rotary Club Harrisonburg me të cilët shkëmbyen përvojat dhe diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit që do të ndikonin në zhvillimin ekonomik”, njofton Komuna e Prizrenit.

“Me këtë rast, u pajtuan ta zhvillojnë dhe një takim në Prizren për t’i parë mundësitë e bashkëpunimit, me interes për qytetarët tanë”.

“Gjithashtu, kryetari Totaj vizitoi dhe resortin e skijimit “Massanutten”, në qendër të Vixhinias, një resort me 6.000 hektarë për argëtim malor, që është nga destinacionet kryesore turistike, për të gjitha stinët, në Bregun Lindor”.

“Gjatë kësaj vizite, Totaj takoi menaxheren e lartë në ofrimin e udhëheqjes së organizatave jofitimprurëse në këtë fushë, Susan Totty, ku biseduan për mundësitë e bashkëpunimit për turizmin malor e dimëror në vendin tonë”.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Policia në Prizren paralajmëron: Mesazhe të rreme po synojnë të dhënat bankare të qytetarëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka paralajmëruar qytetarët për një dukuri shqetësuese që po shfaqet në këtë rajon, e cila paraqet rrezik të...

Osmani nis fushatën, zyrtarizon Fahrije Hotin si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Fahrije Hoti do t’i bashkohet rrugëtimit politik dhe do të jetë kandidate për deputete...

Lajmet e Fundit