8.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Suhareka dhe Ferizaj drejt Superligës së Kosovës pas fitoreve

Liga e Parë në të dyja grupet, A dhe B, po vazhdon, ku nuk po mungojnë problemet, ndërsa skuadrat që synojnë elitën kanë vazhduar me fitore në xhiron e 24-të.

Në Grupi A, Suhareka ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 2-1 në një ndeshje mjaftë interesante.

Trepça ’89 ka fituar ndaj Rahovecit, po ashtu me rezultat 2-1, ndërsa me të njëjtat shifrat fitoi edhe Dinamo që mposhti Drenicën.

Rilindja 1974 ka mposhtur Trepçën me rezultat 2-1, ndërsa pa gola u mbyll derbi lokal mes Phoenixit dhe Istogut.

Suhareka është lider me 50 pikë, pesë më shumë se sa Trepça ’89 që ka 45 pikë.

Dinamo është në vendin e tretë me 45 pikë dhe do të luftojë në xhirot e mbetura që të sigurojë një vend në play-off, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje.


Sa i përket, Grupit B, janë zhvilluar vetëm tri ndeshje, ndërsa janë mbyllur dy, pasi që janë përjashtuar Ulpiana dhe Vllaznia e Pozharanit.

Ferizaj ka shënuar fitore ndaj 2 Korrikut me rezultat 4-2, ndërsa Prishtina e Re ka barazuar me Ramiz Sadikun me rezultat 2-2.

Ndeshja mes Kikës dhe Vushtrrisë është ndërprerë pas sulmit ndaj gjyqtarit Rrezart Hasani, ku rezultati ishte 2-1 në të mirë të mysafirëve.

Flamurtari dhe Vjosa kanë marrë fitore me rezultat zyrtare 3-0.

Ferizaj aktualisht është lider me 57 pikë, tri më shumë se sa Prishtina e Re dhe do të luftojë në tri xhirot e mbetura për tu kthyer në elitë.

Ferizaj ka edhe dy ndeshje deri në fund, me Flamurtarin dhe Vushtrrinë, ku katër pikë i mjaftojnë të ngjitet në Superligën e Kosovës./Telegrafi/

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Bashkimi ndan rrugët me T.J. Bickerstaff

Me marrëveshje të dyanshme, KB Bashkimi ka përfunduar bashkëpunimin me basketbollistin T.J. Bickerstaff. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar,...

Rahoveci prezanton qendrën e re

KB Rahoveci 029 ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në radhët e skuadrës, duke prezantuar qendrën amerikane Naheem McLeod. Basketbollisti me gjatësi 2.24 metra pritet...

Lajmet e Fundit