20.8 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Zvicra fiton Eurovisionin

Zvicra me këngëtarin “Nemo” duke bërë që të triumfojë në këtë edicion të Eurovizionit. Ndërsa vendi që mori zero pikë nga publiku ishte Mbretëria e Bashkuar.

Pas Zvicrës u renditën Kroacia, Ukraina, Franca dhe Izraeli për të vijuar më pas me listën e 26 vendeve pjesëmarrëse në finale.

Zvicra ka marrë pjesë në festivalin Evropian të Këngës që prej vitit 1956, duke fituar edicionin e parë të konkursit në atë vit. Zvicra ka marrë pjesë në “Eurovision Song Contest” 63 herë që nga debutimi i saj në vitin 1956, ndërsa ka munguar vetëm në vitin 1995, 1999, 2001 dhe 2003.

Gjithashtu, Zvicra arriti të fitonte edhe në “Eurovision Song Contest” në vitin 1988 me “Ne Partez Pas Sans Moi” të Celine Dion. Kryesisht e panjohur në Evropë në atë kohë, Céline Dion dha një interpretim të jashtëzakonshëm të këngës,  duke fituar konkursin për Zvicrën, vetëm një pikë përpara Mbretërisë së Bashkuar. Ndërsa sot ishte Nemo ai që e ngriti Zvicrën majë Eurosong-ut me këngën “The Code”.

Ndërkaq, Shqipëria mori pjesë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizionit me Besa Kokëdhimën dhe këngën e saj “Titan” por nuk arriti të shkonte në finale aty ku Zvicra arriti të rrëmbejë çmimin e madh të këtij edicioni. /rtsh.al/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

KF Studenqani rikthehet në skenën futbollistike pas 15 vitesh

Klubi i themeluar në vitin 1977, që dikur ishte një emër i pandalshëm në futbollin vendor, do të rikthehet këtë sezon në garat zyrtare....

Si u rishkrua “Lahuta e Malcisë”, në vitin 1986, u kopjuan me shkrim dore 30 këngët e veprës të ndaluara nga komunizmi

Në letrën e shkruar në vitin 1986 nga Nike Toma në Fishtë të Lezhës janë kopjuar 30 këngë të “Lahutës së Malcisë” në 730...

Lajmet e Fundit