9.6 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Dita e Martirëve në Korishë të Prizrenit, Kurti: Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vrasjet e Serbisë pa dallim moshe dhe gjinie në vend janë dëshmi e gjenocidit serb.

Kurti ka përkujtuar masakrën e Serbisë të kryer në Korishë të Prizrenit më 13 maj 1999, ku ishin vrarë 77 civilë, prej tyre 14 fëmijë, duke thënë se viktimat civile ishin futur në kurthin e vdekjes.

“Më 13 maj të vitit 1999, forcat e armatosura të Serbisë kryen masakër mbi popullsinë civile të pafajshme në Korishë. Aty u vranë 77 civilë. Prej tyre, 14 ishin fëmijë. Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, janë dëshmi e pafajësisë së tyre dhe e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Në Ditën e Martirëve të Korishës, kujtojmë civilët shqiptarë nga Korisha dhe fshatrat Bllacë, Budakovë, Greikoc, Reshtan, Mushtisht e Maçitevë, të vrarë në maj të vitit 1999. Përkujtojmë viktimat civile që ishin futur në kurthin e vdekjes prej forcave serbe”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Më Shumë

Komuna e Malishevës hap thirrjen për aplikim për mjete bujqësore

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief Kosova, ka shpallur thirrjen për aplikim për...

Bashkimi blindon vendin e dytë

Bashkimi ka regjistruar një fitore të rëndësishme dhe bindëse në javën e 26-të të ProCredit Superligës, duke mposhtur Golden Eagle Ylli me rezultat 95:70,...

Lajmet e Fundit