36.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

‘Ma ndjeu zemra’ – serbi ia vrau dy djemtë binjakë, përlotet lokja nga Prizreni

Nëna Mihrije Daçaj, djemtë binjakë të së cilës u vranë në Prizren gjatë luftës, tregoi në emisionin Kosova Today në Klan Kosova se zemra e saj e kishte ndjerë këtë tragjedi.

Ajo sqaron se së bashku me bashkëshortin i kishin kërkuar djemtë nëpër burgje gjithandej dhe se nuk i kishin gjetur, e më pas i kishin lajmëruar se janë të vrarë në mal.

“Dhjetë ditë kanë qëndruar në mal trupat e tyre, por serbët s’na kanë lejuar që të shkonim t’i merrnim. Unë nuk i kam parë asnjëherë trupat e fëmijëve”, rrëfen zonja Daçaj.

Ndërkaq, avokati Gent Gjini shprehet se fatmirësisht shtatorin e kaluar është arrestuar krimineli serb për këtë krim të bërë në qendër të Prizrenit.

“Prokuroria Speciale, Miroslav Pleskonjiqin e ka paraburgosur dhe është në qendër të paraburgimit në departamentin për krime lufte. Tani palët janë dëgjuar dhe janë mbledhur faktet e dëshmitë, dhe ky kriminel do të del para drejtësisë dhe ne do ta ballafaqojmë me pyetje e me fakte e dëshmi se i njëjti është kryes i kësaj vepre penale. Ai njihet për shumë vepra të kryera të akteve të krimeve të luftës ndaj popullatës civile shqiptare”, tha Gjini.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Elvis Rexhbeçaj do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Augsburgun

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj është shumë afër rinovimit të kontratës me Augsburgun. Përkundër ofertave të shumta nga Gjermania dhe disa kampionateve të tjera, Elvis...

Shkëlqeu me Prizrenin vjet, Leonard Memaj i bashkohet Drinit të Bardhë

Klubi futbollistik Drini i Bardhë ka bërë përforcimin e radhës për sezonin e ri, duke afruar sulmuesin Leonard Memaj, i cili sezonin e kaluar...

Lajmet e Fundit