22.8 C
Prizren
E mërkurë, 26 Qershor, 2024

Trepça kampion i Kosovës

Klubi mitrovicas Trepça e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës, pasi mposhti në finale Golden Eagle Yllin.

Me seri prej 3:2, mitrovicasit triumfuan në “Minatori” me rezultat 67:66 (10:16, 20:14, 7:11, 30:25).

Ndeshja ishte mjaftë e barabartë, me dy skuadrat që u treguan mjaftë të kujdesshme, mirëpo edhe humbën shumë raste.

Ylli e nisi më mirë duke e mbyllur me gjashtë pikë epërsi çerekun e parë (10:16). Pas kësaj, tifozët që e mbushën palestrën nisën t’i fishkëllenin basketbollistët, që u këndellen menjëherë.

Trepça e dominoi çerekun e dytë, duke e mbyllur me gjashtë pikë epërsi (20:14) për ta barazuar rezultatin në 30:30 në pjesën e parë.

Çereku i tretë që zakonisht është më i zjarrti, këtë herë nuk doli ku dy skuadrat së bashku shënuan 18 pikë, pra 7:11 në të mirë të suharekësve.

Megjithatë, në çerekun e fundit Trepça ishte e hatashme duke shënuar 30 pikë, e pësuar vetëm 25 për ta fituar titullin e pestë në histori, ndërsa i pari që nga viti 2012.

Lojtari më i mirë ishte padyshim Alonzo Verge Jr me 28 pikë të shënuara, katër topa të kthyer dhe tetë asistime, por statistika që rezultuan të jenë të pamjaftueshme për ta fituar titullin.

Ndërsa, te Trepça u dalluan Darnell Edge dhe Brandon Edwards me nga 15 pikë të shënuara.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Sot nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Prizrenit dhe Portugalisë

Duke filluar nga ora 15:00, sot do të nënshkruhet Memorandumi i  Mirëkuptimit. Memorandumi nënshkruhet ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe qytetit të Portos së Portugalisë. Kjo bëhet...

Shqipëria kërkon ‘kokën’ e Kroacisë për të besuar në kualifikimin e mëtejshëm në Euro 2024

Pasi të dyja pësuan disfata në debutimin e tyre në Grupin B, Kroacia dhe Shqipëria do të shpresojnë për një përgjigje pozitive kur të...

Lajmet e Fundit