27.8 C
Prizren
E shtunë, 6 Shtator, 2025

Shtyhet gjyqi për vdekjen e Maradona-s

Gjyqi i shumëpritur penal i tetë profesionistëve mjekësorë dhe infermierëve të akuzuar për vrasje me dashje për shkak të neglizhencës së tyre në vdekjen e futbollistit argjentinas Diego Maradona është shtyrë deri në tetor, me kërkesë të familjes së legjendës së futbollit botëror.

Gjyqi për vdekjen e Maradona-s u caktua të fillonte javën e ardhshme, konkretisht më 4 qershor, por Gjykata e San Isidro, Buenos Aires, e ricaktoi seancën për në tetor, për shkak të kërkesave nga pjesëtarët e familjes.

kliko videon https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/972463101139793

Maradona ndërroi jetë në nëntor 2020 në moshën 60-vjeçare ndërsa po shërohej nga operacioni në tru për një mpiksje gjaku, pas dekadash lufte ndaj varësive nga droga, ndërsa shërbente si trajner i klubit të futbollit të kategorisë së parë argjentinase, Gimnasia y Esgrima (La Plata).

Ish-kampioni i Kupës së Botës dhe nënkampioni me kombëtaren e Argjentinës në 1986 dhe 1990 u gjet i vdekur në shtrat dy javë pas operacionit, në një shtëpi në Buenos Aires, ku ishte sjellë pasi kishte dalë nga spitali.

kliko linkun https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/464907599261208

Mjekët dhe infermierët akuzohen se e kanë lënë 60-vjeçarin në “harresë” për orë të tëra, pasi gjendja e tij është përkeqësuar.

Një panel prej 20 ekspertësh mjekësorë arriti në përfundimin në vitin 2021 se Maradona “do të kishte pasur një shans më të mirë për të mbijetuar” me trajtimin e duhur në një strukturë të përshtatshme mjekësore, diçka që ai nuk e kishte ku mori kujdesin në shtëpi. Albanian Post

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Vendoset gurthemeli i stadiumit të ri në Suharekë

Në Suharekë është vendosur sot gurthemeli i stadiumit të ri të futbollit Projekti parasheh ndërtimin e një objekti modern me 6 mijë e 583 ulëse,...

“12 kilogramë narkotikë”, Prokuroria ngre aktakuzë kundër tre personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve N.I., E.M., dhe H.H., të cilët gjenden nën masën...

Kosova në rrezik

Lajmet e Fundit