Në Parkun e Inovacionit në Prizren prezantohet puna e bizneseve dhe OJQ-ve

Parku i Inovacionit dhe i Trajnimit në Prizren, për herë të parë ka hapur dyert për publikun që kanë shprehur interesim për të parë nga afër aktivitetet që zhvillohen në këtë ambient.

Deri në vitin 2018 këtu ishte dislokuar kampi i KFOR-i gjerman, ndërsa tani ky kamp është transformuar në park inovacioni.

Janë hapur rreth 50 biznese dhe OJQ që zhvillojnë aktivitete inovative. Sipas menaxherit të këtij parku, Muhamed Rexhepi, kjo ditë po mendohet të jetë tradicionale dhe mundësi për punësimin e të rinjve.

“Në bazës të interesit të njerëzve që janë duke ardhur, për ta vizituar ITP besoj që do të jetë tradicionale. A mund të ketë ndonjë mundësi për punësim// Po, i ftoj të gjithë të rinjtë që të kënaqen me muzik dhe ushqim, si dhe të shohin mundësitë e veta që kanë për tu angazhuar brenda ITP, qoftë për trajnimet që ofrojmë, qoftë për mundësi punësimi tek bizneset brenda ITP”, tha për RTK, Muhamed Rexhepi, menaxher i ITP-së.

Organizatat dhe bizneset kanë prezantuar punën e tyre gjatë këtyre viteve që operojnë në ITP.

Në ditën e hapur të parkut të inovacionit në Prizren u mendua edhe për më të vegjlit. Ata patën mundësi të argëtohen me lojëra dhe maskota në natyrën e hapur.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Lajmet e Fundit