26.5 C
Prizren
E hënë, 8 Shtator, 2025

MKRS-ja shkruan për koncertin e mbrëmshëm të Shkurte Fejzës: I solli publikut emocione të mëdha

“Me këngë të paharrueshme që për pesë dekada ka mbajtur gjallë atdhedashurinë e shqiptarëve dhe rezistencën e tyre, mbrëmë këngëtarja Shkurte Fejza i solli publikut emocione të mëdha në koncertin ‘Shkurte Fejza – 50 vjet, Zëri i Kombit’”.

“50 vite karrierë e saj nuk kishte se si të festoheshin më mirë se në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës”, ka shkruar MKRS-ja në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

Në sallën e madhe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Shkurte Fejza me zërin e saj të mrekullueshëm dhe më këngët folklorike, popullore dhe ato të lehta solli para publikut atmosferë të paharrueshme.

Bashkë me të performuan edhe këngëtarët Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Nikollë Nikprelaj dhe dy vajzat e saj, Gresa dhe Besiana.

Gjithmonë të shoqëruar nga orkestra simfonike e përbërë nga orkestra e Shotës dhe instrumentistë të tjerë.

Në mesin e shumë qytetarëve që ndoqën nga afër këtë koncert madhështor, të pranishëm ishin edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e MPJD, Donika Gërvalla, deputetë, zëvendësministra dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.

Koncerti është mbajtur nën patronatin e Ministrisë së Kulturës ndërsa është organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Uji nuk është i pijshëm në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar qytetarët e Prizrenit se uji i rrjetit nuk është i përshtatshëm për konsum të pijshëm, për...

Vetura godet për vdekje një 40-vjeçare në fshatin Gjonaj të Hasit

Një 40-vjeçare me inicialet, M.H., ka vdekur pasi është goditur nga vetura derisa ka qenë duke e kaluar rrugën në fshatin Gjonaj. Lajmin  e ka...

Lajmet e Fundit