9.7 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Kurti: Lidhja e Prizrenit vuri themelet e shtetit shqiptar

Kryeministri Kurti ka folur për rëndësinë historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i mbajtur 146 vjet më parë.

“Këtu 146 vjet më parë u mbajt kuvendi me përfaqësues nga  të gjitha viset shqiptare dhe u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit paraqet ngjarjen historike  ku gjatë pjesës së dytë të shekullit xix janë vënë themelet e formimit të shtetit shqiptar. Të ballafaquar nga vendimet e marra në traktatin e shkruar në Evropë përfaqësues të territoreve të banuar me shqiptarë u mblodhën në Prizren dhe themeluan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, një organizatë kjo politike, ushtarake mbarëshqiptare në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, duke përcaktuar parimet themelore për një jetë të organizuar kolektive dhe politike në epokën moderne”, deklaroi Kurti.

Ai më tej tha se kjo është hera e parë në histori, ku shqiptarët po flisnin me një zë, “pa dallim krahine e feje, duke shprehur kërkesën themelore dhe universale për vetëvendosje dhe për mbrojtjen dhe ruajtjen nga copëtimi i territoreve të banuar me shqiptarët”./RTKlive

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Qytetarja nga Prizreni ktheu paratë e humbura në polici

Një qytetare nga Prizreni ka gjetur një shumë të konsiderueshme parash në Parkun e Marashit këtë mëngjes. Pa hezituar, ajo ka njoftuar Policinë dhe...

U paralajmërua për acar dhe temperatura deri në -20 gradë për fundvit në Kosovë, reagon IHMK

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar rreth lajmeve se fundviti në Kosovë do të shoqërohet me temperatura ekstreme minimale deri – 20°C dhe me...

Lajmet e Fundit