15.8 C
Prizren
E premte, 11 Tetor, 2024

Noizy pritet të ekstradohet në Kosovë

Reperi i njohur shqiptar, Noizy është arrestuar nga policia në Shqipëri pasi ajo e Kosovës e shpalli në kërkim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas njoftimit nga policia shqiptare, pos Noizyt është arrestuar edhe DJ-i i tij, i njohur me nofkën Crax, njofton Klankosova.tv.

Kapja e tyre u bë në Lezhë dhe të dy pritet të ekstradohen në Kosovë.

“Policia e Shtetit Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”. Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri. Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë në Shqipëri.

Nëse nuk e dini, Noizy dhe Crax bashkë me Stresin, dyshohet se janë të përfshirë në një rrahje që ndodhi disa ditë më parë në një klub të Pejës, ku i lënduar rëndë mbeti Medi Iseni, tiktokeri i njohur.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

100 mijë euro për renovimin e shkollës “Hysen Rexhepi” në Prizren

Renovimi i shkollës “Hysen Rexhepi” është përfshirë në buxhetin e Komunës së Prizrenit, me një ndarje prej 100 mijë eurosh. Ky projekt është planifikuar të...

Libri me kujtimet e Boris Johnson, nga Covidi te Kosova

Libri me kujtimet e Boris Johnsonit, i quajtur “Unleashed”, vjen në 772 faqe me plotë rrëfime e kujtime nga ish-kryeministri britanik. “The Guardian” ka nxjerrë...

Lajmet e Fundit