Komuna e Prizrenit të martën i ka bërë thirrje familjeve nevojtare që të aplikojnë për furnizim me material ndërtimor për ndërtimin apo renovimin e shtëpive të tyre.
“Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit që të aplikojnë për projektin “Furnizim me material ndërtimor për ndërtimin/renovimin e shtëpive të rasteve skamnore dhe në vështirësi ekonomike” të cilin e realizon Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në komunikatë.
Aty gjithashtu luten të gjithë të interesuarit që ta plotësojnë pyetësorin si dhe ti mbledhin dokumentet që vërtetojnë statusin e tyre të banimit.
“Pyetësori i plotësuar dhe dokumentacioni i nevojshëm duhet të dorëzohen në sportelet e administratës komunale prej 19.08.2024 deri më 20.09.2024. Ky projekt është një mundësi për të kontribuar së bashku për një jetë më të mirë të qytetarëve të Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim.
Lidhur me kërkesat eventuale për informata shtesë palët janë udhëzuar që të kontaktojnë me Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Prizrenit.
Marketing
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune