3 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, ngarkohet se goditi viktimën dhe ia grabiti telefonin e çantën

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj E.B., i cili ngarkohet se në qershor të këtij viti në Prizren, kishte goditur me grusht viktimën F.K dhe ia kishte grabitur telefonin e çantën.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se viktima pas goditjes me grusht në kokë kishte mbetur e alivanosur, ndërsa i akuzuari kishte kryer grabitjen dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“Sipas aktakuzës, me datë 10.06.2024, në orën 23:24 në Rr. ‘’Zara’’ në Prizren, me përdorim të forcës, sulmon jetën apo trupin e personit tjetër duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe përvetëson pasurinë e luajtshme të personit të tillë me qëllim që vetes t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që derisa viktima F.K., ishte duke ecur përgjatë rrugës në fjalë, i njëjti në mënyrë dinake i vihet nga pas dhe në mënyrë jashtëzakonisht të dhunshme e godet viktimën me grusht në anën e djathtë të kokës – fytyrës së saj, e cila menjëherë mbetet pa ndjenja – e alivanosur në tokë, me ç’rast i njëjti shfrytëzon momentin e volitshëm ashtu që përvetëson telefonin dhe çantën e saj dhe largohet në shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar viktimës F.K., dëm pasuror dhe lëndime të lehta trupore – të konstatuara sipas akt-ekspertimit mjeko-ligjor”, thuhet në njoftim.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e çerdhes së fëmijëve në Bresanë të Dragashit

Punimet për ndërtimin e çerdhes së fëmijëve në fshatin Bresanë vazhduan edhe gjatë fundjavës, në kuadër të angazhimeve të Komunës së Dragashit për përmirësimin...

Viti i humbur dhe “epopeja” mashtruese e A.K

Arben Veselaj Kosovën e zunë sërish ethet e fushatës zgjedhore këtë fundvit, kapluar nga mjegullat dhe rrethuar nga të panjohurat. Edhe kësaj here, si prej...

Lajmet e Fundit