1.7 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Komuna e Rahovecit kërkon nga mësimdhënësit të shtyjnë përmbarimin e vendimit gjyqësor për shujta

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Rahovec, njëherësh kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, Enis Durguti, e ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook, duke kritikuar Komunën e Rahovecit për keqmenaxhim financiar.

I njëjti ka aluduar se komuna gjendet në krizë dhe se nga e njëjta po mundohet të dalë duke tentuar të arrijë një marrëveshje me mësimdhënësit.

Durguti ka publikuar një pjesë të asaj që pretendon se është e-maili i dërguar nga ana e Drejtorit të Financave në këtë komunë, Afrim Limani, drejtuar përfaqësuesit ligjor të mësimdhënësve të cilët e kanë fituar rastin në gjykatë lidhur me çështjen e shujtave.

Ai thotë se drejtori Limani, në këtë email, i ka propozuar përfaqësuesit ligjor të mësimdhënësve që ta bëjnë shtyrjen e përmbarimit të vendimeve gjyqësore deri në periudhën e tremujorit të parë të vitit 2025 për shkak të likuiditetit të pamjaftueshëm për vitin aktual fiskal.

Siç shkruan Durguti në postimin e tij, deri në këtë pikë komuna ka ardhur për shkak të borxheve të akumuluara ndaj ndërtuesve dhe kontraktuesve të saj.

“Nuk është një punë e mirë kur nuk bëhet planifikimi i duhur, nuk është punë kur punët bëhen një katrahurë, dhe nuk është plan kur ngufatet qyteti me keqmenaxhim pa plan, ku si rezultat kemi krizë financiare. Dhe si zgjidhje, komuna kërkon nga kategoria më e nënvlerësuar e punëtorëve, mësimdhënësit, që të pranojnë një vonesë deri në vitin 2025 për fondet që u takojnë me të drejtë, sepse komuna ka keqmenaxhuar buxhetin e saj”, theksoi Durguti./Klan Kosova/

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Vetim Ramadani emërohet nënkryetar i Komunës së Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka emëruar sot Vetim Ramadani në postin e nënkryetarit të Komunës. Kryetari Xheladini i uroi suksese Ramadani, duke...

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Policia, në raportin 24 orësh, ka thënë se gjatë gërmimit në Rahovec kanë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të...

Lajmet e Fundit