2.8 C
Prizren
E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Në Prizren nis qarkullimi i autobusëve të rinj të transportit urban

Autobusët e rinj të transportit urban në Prizren kanë filluar qarkullimin të hënën në bazë të linjave që janë ndarë nga Komuna e Prizrenit. Operatori ekonomik ka bërë të ditur se fillimisht shërbimet e transportit urban do të ofrohen me 10 autobusë, numër ky që do të dyfishohet në të ardhmen e afërt.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka theksuar se reformimi i transportit urban ka qenë nevojë e qytetit, dhe njëherësh ka paralajmëruar edhe lirimin nga pagesa e biletave për disa kategori sociale.

“Para se me qenë premtim elektoral, ka qenë nevojë e qytetit të Prizrenit racionalizimi dhe modernizimi i trafikut urban. Pas një kohe të caktuar, pas analizave, kemi arritur që ta finalizojmë. Sot po fillon një kompani me autobusë të rinj. Është një rezultat i mirë, i një bashkëpunimi me një kompani të rëndësishme dhe Komunës së Prizrenit ky projekt i kushton zero euro, pasi investimi njëqind për qind është i kompanisë”, ka thënë Totaj.

Sipas tij, ky shërbim do të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së jetesës, por edhe në punësimin e grave, komuniteteve dhe kategorive të dala nga lufta, që do të angazhohen si vozitës nga kompania “Efa Tur”.

“Me funksionalizimin e autobusëve të transportit urban synojmë që ti motivojmë qytetarët që sa më pak ti shfrytëzojnë veturat e tyre private, duke mos e ndotur mjedisin dhe duke mos shkaktuar kaos në trafik”, ka shtuar Totaj.

Ndërkaq pronari i kompanisë “Efa Tur”, Hayrettin Altunç ka theksuar se ky operator ka përvojë të gjatë të ofrimit të këtyre shërbimeve në 45 qytete të Turqisë dhe se me kënaqësi do të operojë edhe në Prizren, raporton Telegrafi.

“Në Turqi ka 50 vite që ofrojmë shërbime të tilla. Kemi pas kërkesë nga Prizreni. I kemi bërë hulumtimet tona dhe kemi aplikuar. Sot kemi filluar me 10 autobusë dhe në të ardhmen ky numër do të rritet në 20 autobusë”, ka thënë Altunç.

Ai ka lënë të hapur mundësinë që në bazë të kërkesave të autoriteteve lokale dhe qytetarëve ku numër të rritet edhe më shumë bashkë me shtimin e linjave të reja.

“Kjo është puna jonë. Ne jemi të hapur ti ofrojmë këto shërbime jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Maqedoni dhe vende tjera, meqë aktualisht këtë shërbim e ofrojmë edhe në 45 qytete të Turqisë”, ka deklaruar Altunç.

Autobusët e rinj të transportit urban në Prizren janë të qasshëm edhe për personat me aftësi të kufizuara. /Telegrafi/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

Më Shumë

Nis Panairi i Librit 2024: Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh!

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit njoftoi rikthimin e Panairit të 27-të të Librit në Tiranë, njërës prej ngjarjeve madhore të librit në Shqipëri. Panairi...

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot në Prizren

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 14.11.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik. Si...

Buzë honit

Lajmet e Fundit