Prokuroria e Prizrenit organizoi takim përshëndetës për Kryeprokurorin Admir Shala

Prokuroria Themelore në Prizren, ka organizuar takim përshëndetës për Kryeprokurorin Admir Shala, pasi që i njëjti ka përfunduar mandatin, pas miratimit të dorëheqjes së tij nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Në këtë ceremoni, U.D. Kryeprokurori Petrit Kryeziu dhe anëtarja e KPK-së Arijana Shajkovci si dhe prokurorët dhe stafi i Prokurorisë Themelore në Prizren, falenderuan Kryeprokurorin Admir Shala për punën dhe kontributin e dhënë në sistemin prokurorial, duke çmuar lartë përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar përgjatë këtyre viteve.

Nga ana tjetër Kryeprokurori Shala, ka falenderuar të gjithë punonjësit e Prokurorisë Themelore në Prizren për respektin, mbështjetjen dhe bashkëpunimin që ka pasur me të gjithë, gjatë periudhës së punës në këtë prokurori.

Kryeprokurori Admir Shala, do të vazhdoj punën si Prokuror i Shtetit në Prokurorinë Speciale.

Më herët, Kryeprokurori Shala, nga muaji tetor i vitit 2010 deri në nëntor të vitit 2013 ka ushtruar detyrën e prokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren. Ndërsa, nga nëntori i vitit 2013 deri në dhjetor 2016 ka punuar si prokuror në Prokurorinë Speciale. Nga data 01 janar 2017, për dy mandate ka ushtruar funksionin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren.

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

 

Më Shumë

Eurovision 2026/ Sot gjysmëfinalja e dytë, Alis ngjitet në skenë me “Nan”

Mbrëmjen e sotme, Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën emocionuese “Nan”, në gjysmëfinalen...

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Lajmet e Fundit