Ndizen 64 flakadanë në Krushë të Madhe

Krusha e Rahovecit mbetet një nga vendet ku dhimbja është e madhe, pasi akoma familjarët e të zhdukurve i kërkojnë ata. Në këtë ditë atje u ndezën 64 flakadanë në Kompleksin Memorial, në Krushë të Madhe.

Çdo flakadanë personifikon një person të zhdukur që nga 26 marsi i vitit 1999.

Krushianët për 25 vjet me radhë vazhdojnë të ngrenë zërin tek institucionet qendrore dhe ndërkombëtare  që të dinë për fatin e familjarëve të tyre.

Irfan Rmadani, përgjegjës i Muzeut të Luftës në Krushë të Madhe, tha se kjo ditë është një dhimbje e madhe, sepse janë vetëm gurët e varreve dhe flakadanët e 64 personave të zhdukur.

“Presim nga institucionet shtetërore që të zbardhet fati i tyre, që mos të vijnë të ndezin flakadanët por t’i kemi varret për të qarë”, tha ai.

Ramadani foli për muzeun, i cili përmban fotografitë  64 personave të zhdukur nga Krusha e Madhe, derisa në komunën e Rahovecit janë 103 persona të zhdukur.

Ai më tej tha se janë bërë 200 intervista nga 200 të mbijetuarve të masakrës prej 600 të tjerëve, të realizuar nga Universiteti i Prishtinës, Bibliotekës Kombëtare dhe Ministrisë së Kulturës. Këto intervista janë duke u përkthyer në tri gjuhë: shqip-anglisht-serbisht.

Ramadani tha se Muzeun janë duke e vizituar shumë vizitorë, vendor dhe të huaj, nga të katër kontinentet./RTK

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Apeli vërteton dënimin me burgim prej 24 vitesh të Dibran Hoxhës, i akuzuar për vrasjen e kuksianit më 2023

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 24 vitesh burgim për Dibran Hoxhën, i njohur me nofkën “Kobra”, për rastin e vrasjes së...

Aksident në autostradën për Prizren, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Një akisden trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën për Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura. Ende nuk...

Lajmet e Fundit