Vdes në vendin e punës vëllai i ish-ministrit dhe ish-kryetarit të Komunës së Rahovecit

Vëllai i ish-ministrit dhe ish-kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, Ramiz Vehapi ka ndërruar jetë në vendin e punës në Zvicër.

Këtë e bëri të ditur vet Idriz Vehapi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Miq, familjarë dhe bashkëvendës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se, vëllai ynë Ramizi, i cili për shumë vite ka jetuar dhe punuar në Zvicër, papritmas ka ndërruar jetën në vendin e tij të punës.

Vëlla Ramiz, dhimbja për Ty është shumë e madhe dhe nuk do të pushoj kurrë, por edhe jemi krenarë që të patëm, na ndihmove shumë të ngritemi si familje, ishe shumë punëtor e njeri human.

E doje shumë familjen, miqtë dhe vendin ku u linde e u rrite.

Lamtumirë vëlla i dashur Ramiz, u takofshim në botën e amshueshme!

Për datën dhe kohën e varrimit, do të ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar Vehapi në Facebook. /Telegrafi/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit