22.8 C
Prizren
E hënë, 23 Shtator, 2024

Ansambli “Bresana” nga Opoja sivjet është vlerësuar me katër çmime në festivale të ndryshme

Ansambli “Bresana” nga treva e Opojës gjatë vitit 2024 është paraqitur në disa festivale të organizuara në Kosovë dhe jashtë vendit. Në festivalet e mbajtura brenda vendit ky ansambël ka arritur që sivjet të shpërblehet me katër çmime.

Në njoftimin e ShKA “Bresana” thuhet se çmimi i parë sivjet është marrë në Festivalin Folklorik të mbajtur në Hanin e Elezit, raporton Telegrafi.

“ShKA Bresana në muajin qershor ishte pjesë e  festivalit të Hanit të Elezit, ku u vlerësua më çmimin ‘Ansambli më autokton i festivalit’”, thuhet në njoftim.

Aty gjithashtu theksohet se në festivalin “Dyshja na bashkon” në Viti, ShKA Bresana është shpërblyer me vendin e parë, teksa valltari Osman Ahmeti është zgjedhur “Valltar i Karrierës”.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Gjatë muajit qershor, sërish Ansambli ‘Bresana’ ishte pjesë e Festivalit ‘Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’ në qytetin e Deçanit, ku në mesin e 30 ansambleve të ndryshme fitoi vendin e parë”, thuhet në njoftim, duke shtuar se juria ka vlerësuar vazhdimin e kultivimit të traditës opojare nga ky ansambël.

Ndërkaq, sipas njoftimit, Ansambli “Bresana” ka marrë pjesë edhe në festivalin ndërkombëtar Nedelino në Bullgari, ku para publikut të pranishëm janë prezantuar ritet e dasmave, vallet e burrave, këngët e vajzave dhe hyrja e nuses në skenë, raporton Telegrafi.

“Rishtazi, me 19 shtator të këtij viti, ShKA ‘Bresana’ ishte pjesëmarrëse në edicionin e parë të festivalit folklorik të këngëve dhe valleve ‘Folk fest’ të mbajtur në Shtime dhe aty ka fituar çmimin e festivalit”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë është sqaruar se edhe në këtë festival, ansambli ka prezantuar në mënyrë të denjë ritet e zakonet opojare. /Telegrafi/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Bashkimi hap sezonin me Vëllaznimin

KB Bashkimi do të hapë edicionin e ri të Superligës së Kosovës me një ndeshje të rëndësishme ndaj KB Vëllaznimit. Ndeshja do të zhvillohet në...

Kampioni i botës në boks, Oleksandr Usyk u arrestua në Poloni – presidenti Zelensky u desh të ndërhynte për lirimin e tij

Kampioni absolut i botës në peshat e rënda në boks, ukrainasi Oleksandr Usyk u arrestua në aeroportin e Krakovit, ndërsa video e arrestimit u...

Lajmet e Fundit