Ndeshja e mbetur Peja-Prizreni luhet nesër

Përballja e mbetur e xhiros së dytë të Superligës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Prizrenit është paraparë të luhet nesër mbrëma.

Njoftimin e ka bërë të ditur ekipi i Prizrenit, që përmes një njoftimi ka qartësuar se dueli i xhiros së dytë Peja-Prizreni luhet më 9 tetor me fillim prej orës 19:00 në “Karagaç”.

Ndeshja në fjalë është dashur të luhej në fundjavën e parafundit të shtatorit, por për shkak të angazhimeve të Pejës në kualifikime për FIBA Europe Cup u shtye.

Kujtojmë, Peja dje zyrtarisht u nda me trajnerin e tyre të deritashëm Rami Hadar dhe nesër pritet që të drejtohet nga ndihmësit e deritashëm të tij, nëse nuk ndodhë ndonjë risi në ndërkohë.

Prizreni në anën tjetër ka filluar stinorin e ri me fitore ndaj Prishtinës, por pas saj ka regjistruar dy humbje. Peja gjithashtu ka bilanc 1-2.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit