5.3 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Selmanaj me bashkëpunëtorë vizituan artizanët e filigranit në Prizren

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka realizuar një vizitë tek mjeshtrit e filigranit, një nga zejet më të vjetra dhe të njohura të qytetit.

Filigranistët, të cilët përmes veglave dore dhe teknikave tradicionale krijojnë objekte artistike nga argjendi, bakri, qelibari dhe gurët e çmuar, kanë bërë që Prizreni të njihet në mbarë botën për këtë mjeshtëri të veçantë.

Gjatë takimit, ata diskutuan për sfidat që hasin në ruajtjen dhe zhvillimin e kësaj zeje fisnike dhe unike.

Selmanaj dhe ekipi i tij theksuan rëndësinë e mbështetjes institucionale për ruajtjen e filigranit dhe u zotuan se do të angazhohen për përfshirjen e kësaj zeje në programet e institucioneve edukative profesionale. Gjithashtu, ata premtuan se do të punojnë që filigranistët dhe veprat e tyre të trajtohen si vlera të veçanta kulturore, duke u mbrojtur nga shteti në mënyrë që kjo traditë e rrallë të mos zhduket.

“Ky profesion i rrallë dhe i rëndësishëm për identitetin e Prizrenit meriton përkujdesje të veçantë dhe mbështetje nga institucionet shtetërore”, u shpreh Selmanaj.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Më Shumë

“Stop drogave” – Policia në Prizren fushatë ndërgjegjësuese me nxënësit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese kundër narkotikëve me nxënës të një shkolle të mesme, në kuadër të projektit...

Bashkimi kampion i Kosovës në Ligën U18

Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në Ligën U18 për vajza, duke kurorëzuar sezonin me titull pas fitores në ndeshjen e tretë të “Play-off”-it,...

Lajmet e Fundit