30.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Universiteti i Prizrenit dhe Loyola Gimnazium forcojnë bashkëpunimin për rritjen e cilësisë së arsimit

Drejtori i ri i Loyola Gimnazium në Prizren, Dr. Martin Jann, dhe zv. drejtori Edi Galushi vizituan sot Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, ku u pritën në takim nga Rektori, Prof. Assoc. Dr. Mentor Alishani, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit, palët diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e edukimit, duke vendosur theksin mbi përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe ofrimin e mundësive të reja për studentët dhe nxënësit.

Rektori Alishani vlerësoi këtë takim dhe përkushtimin e drejtorit të ri për të forcuar lidhjet ndërmjet Universitetit dhe Loyola Gimnazium. “Kjo vizitë hap rrugë për projekte të përbashkëta dhe bashkëpunime që do të sjellin përfitime për të dyja palët në të ardhmen”, u shpreh ai./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

1.5 milion euro për siguri dhe strehim: Suhareka në bashkëpunim me “Jetimat e Ballkanit”

Komuna e Suharekës ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve përmes një marrëveshjeje bashkëfinancimi me Shoqatën humanitare “Jetimat e...

Vodhi rreth 5 mijë euro, arrestohet brenda natës i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës, konkretisht policët e Stacionit Policor të Prizrenit kanë ndërmarrë veprime të shpejta dhe profesionale pas një rasti të raportuar të vjedhjes...

Lajmet e Fundit