6.2 C
Prizren
E hënë, 8 Dhjetor, 2025

Siguria në shkolla, Policia dhe Drejtoria e Arsimit në Malishevë bashkojnë forcat

Policia e Kosovës në Malishevë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe Edukimit, organizuan një takim me disa prej drejtorëve të shkollave për të diskutuar sigurinë në shkollë dhe për të planifikuar hapa konkretë në parandalimin e dukurive negative.

Komandanti i Stacionit Policor, Nazmi Zogaj, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjitha palët për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për nxënësit dhe stafin.

Drejtoresha për Arsim dhe Edukim, Arbresha Krasniqi, theksoi përkushtimin e saj për të forcuar prioritetin e sigurisë në shkolla, duke ofruar kushte më të mira për nxënësit dhe stafin arsimor.

Ndërkohë, drejtorët e shkollave ngritën kërkesat e tyre për të përmirësuar sigurinë dhe për të krijuar një ambient të motivuar për nxënësit në mësimnxënie dhe për mësimdhënësit në mësimdhënie. Gjithashtu, u përmend nevoja për avancimin e bashkëpunimit me prindërit dhe strukturat e tjera të shkollës.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Drini i Bardhë mbyll sezonin vjeshtor me fitore

Drini i Bardhë ka përmbyllur sezonin vjeshtor me një fitore të vlefshme në udhëtim, duke mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 1:2. Golat e fitores...

Serbia ia cakton 30 ditë paraburgim shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se autoritetet gjyqësore të Serbisë kanë iniciuar procedurë penale ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës,...

Lajmet e Fundit