Prizreni feston: Liria merr fitoren e radhës

Liria ka shënuar fitoren e katërt me radhë në Ligën e Parë – Grupi A, duke e kapur kështu formën më të mirë nën drejtimin e Bledar Devollit, derisa sot “viktimë” e prizrenasve ka qenë Drenica (deri sot) e pamposhtur e Bylbyl Sokolit, që në fund pësoi 3-2 [Uetuuru Kambato 14’, 45’+5, Silvio Zogaj 64’ – Genc Hamiti 69’, Leutrim Islami 90’+9].

Starti i mirë i ndeshjes i Lirisë ka lënë të befasuar mysafirët që deri sot ishin pa humbje në Ligë të Parë (në të dyja grupet) ndërsa pas faulit të rrezikshëm të Mohamed Fofana (42’) mysafirët mbetën me 10 lojtarë në fushë. Liria më pas mbylli pjesën e parë me 2-0, falë Uetuuru Kambatos në disponim, kurse në fillim të pjesës së dytë Silvio Zogaj rehatoi vendasit kur shënoi për 3-0.

Por, nuk përfundoi asgjë këtu. Mysafirët morën zemër me një gol të bukur të shënuar nga Genc Hamiti dhe bënë presion për të ndryshuar edhe më tej rezultatin pas 3-1, por goli i dytë i tyre erdhi shumë vonë për të mos u mposhtur, pasi që Leutrim Islami shënoi në minutën e fundit shtesë për përfundimtaren, 3-2.

Fitorja nuk e lëvizi Lirinë nga pozita e pestë e tabelës, ashtu si edhe Drenicën nga pozita e lideres. Xhiroja e fundit e vitit 2024 në Ligë të Parë – Grupi A, Lirinë e mbanë në pozitë të pestë me 23 pikë, ndërkaq Drenicën pas 14 ndeshjesh me humbjen e parë sot, e lë lidere vjeshtore me 31 pikë në tabelë.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

Lajmet e Fundit