Arrestohet një 22 vjeçar në Prizren, dyshohet se mbajti një granatë dore në xhepin e xhaketës

Policia ka thënë se sot janë njoftuar se një 22 vjeçar derisa ishte në një restorant në Prizren, në xhepin e xhaketës është duke mbajtur një mjet që dyshohet se ishte granatë dore.

Njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjet dhe kanë arrestuar të dyshuarin, ndërsa mjeti i dyshuar është siguruar.

Për rastin është informuar edhe FSK.

Kështu tha  zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datën 04.12.2024 rreth orës 15:35 kemi marre informatën nga qendra komunikues se një dyshuari (mashkull /Shqiptar 22 vjeçar) ndodhet ne një  restaurant në qendër në Prizren dhe ne gjepin e xhaketës  mbanë një mjet të dyshuar, që dyshohet të jetë granat dore. Patrulla policore menjëherë ju ka përgjigj rastit dhe ka arrit te arrestoj të dyshuarin dhe mjetin e dyshuar ta siguroj, në vendin e ngjarjes kanë dale të gjitha njësitet përkatëse policore të cilët i kanë ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme. Lidhur me rastin janë informuar hetuesit Rajonal si dhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit iniciohet rasti, gjithashtu është informuar edhe FSK-së”, tha Bytyqi.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Numër i ngjashëm me vitet e kaluara, Kurtishi: Shërbimet onkologjike kryhen në QKUK, një herë në muaj në Prizren

Gjatë vitit 2026 është vërejtur numër i ngjashëm i pacientëve dhe rasteve të reja me sëmundje malinje krahasuar me vitet paraprake. Kështu ka thënë në...

Lajmet e Fundit