30.8 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

Marrëdhënia e ndërlikuar mes artit e politikës shqyrtohet në Prizren

Marrëdhënia ndërmjet artit dhe politikës është shqyrtuar gjatë një tryeze diskutimit të organizuar nga OJQ “The-Art”, të mbajtur në ndërtesën e Komunës së Prizrenit.

Në këtë takim të realizuar në kuadër të Edicionit të III-të të Javës së Artit, folës kanë qenë artistët, përfaqësuesit institucionalë dhe ata politikë, që kanë shprehur pikëpamjet nga këndvështrimet e ndryshme mbi “Artin dhe Politikën”.

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi ka vlerësuar se këto dy fusha të kreativitetit njerëzor mund të bashkëpunojnë për të mirën e një shoqërie të lirë dhe të hapur.

“Politika, veçmas diplomacia shpesh i përafrohet artit kurse arti i jep asaj shpirt duke e frymëzuar për vepra humane. Politika i krijon artit hapësirë dhe liri për t’u shfaqur. Kështu e ndryshon veten në mënyrë permanente! Bashkë, ato mund të sfidojnë luftërat dhe dehumanizimin e njeriut”, është shprehur Halimi.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka theksuar se arti dhe politika qëndrojnë në marrëdhënie të sinkronizuar në mënyrë të vazhdueshme. Ai ka pohuar se politika mund të luaj rol sa i përket krijimit të institucioneve më të mira kulturore.

“Politika nëse shfrytëzohet për ti ndihmuar institucionet kulturore, atëherë funksioni i tyre mund të jetë më i qëndrueshëm”, ka thënë Gashi.

Ish-gazetari dhe ish-mësimdhënësi, Fadil Bytyqi ka shprehur qëndrimin se pa mbështetje institucionale arti e kultura mbeten në fatin e nismave individuale, me dilema mbi qëndrueshmërinë.

Teksa ka përmendur vlerat e trashëgimisë kulturore, ai ka insistuar se identiteti kombëtar shqiptar duhet të përcillet përmes mesazheve kulturore dhe se këtu rol të rëndësishëm kanë politika e institucionet.

Aktivistja kulturore Valtida Shukriu ka deklaruar se “pa art nuk ka jetë”, dhe ka bërë të ditur se në këto treva shkaku i rrethanave të ndryshme arti nuk është mbrojtur, teksa edhe institucionet nuk kanë treguar ndjeshmërinë e duhur, raporton Telegrafi.

Pavarësisht kësaj sipas saj në Prizren kanë nisur shumë nisma kulturore të pavarura që kanë sjellë një gjallëri në qytetin historik.

Lidhur me këtë temë kanë diskutuar edhe folës të tjerë të pranishëm nga fusha e artit e politikës. Aktiviteti është mbështetur nga Komuna e Prizrenit. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Shkolla “Ruzhdi Berisha” në Dragash bëhet me kabinet të infermierisë – investim prej 18 mijë eurosh

Shkolla e Mesme e Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash është pajisur me një kabinet të ri të infermierisë, i cili do të shërbejë për...

Festimet për Ditën e Pavarësisë së ShBA-së nisin në Prizren

Me një ceremoni festive, në Prizren kanë nisur festimet për Ditën e 249-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti u zhvillua në...

Lajmet e Fundit